Gjobiten katër shoferë në Ferizaj për tejkalim në vijë të plotë

19:30 | 28 Janar 2022

Janë gjobitur katër shofer për tejkalim në vijë të plotë në rajonin e Ferizajt, transmeton arbresh.info.

“Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe sot kanë ndaluar 4 shofer në lokacione të ndryshme të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë policia, ndaj këtyre shoferëve u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit.

Po ashtu ata në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara