Dy shoferë janë gjobitur sot në Ferizaj për tejkalimtë shpejtësisë.
Sipas njoftimit, shoferi A.H. (45 vjeç) u kap duke drejtuar veturën Golf me shpejtësi me 104 km/h në zonë me kufizim 50 km/h.
Ai u gjobit me 300 €, 3 pikë negative dhe iu shqiptua masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit për 6 muaj.
Ndërkaq, shoferi L.M. (20 vjeç) po drejtonte veturën Audi me shpejtësi 89 km/h në të njëjtën zonë. Ai u gjobit me 200 €, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj.
Gjatë verifikimit u konstatua se ai kishte masë aktive ndalimi nga 12.06.2025 deri më 11.09.2025. Për këtë shkelje të dytë, iu shqiptua edhe një gjobë prej 500 €, 5 pikë negative, ndalim shtesë i drejtimit për 6 muaj dhe iu konfiskua vetura.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet për rritjen e sigurisë në trafik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë përmes: 192 | 0290/326-250 | 0290/322-406 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...