Organizata jo-qeveritare “Green Art Center-Prishtina”, përkrah udhëzimin e ri administrativ për gjobat mandatorë, ndërsa, ato do të sillen nga 5 deri në 100 euro, ku do të ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara.
Sipas tyre, ky udhëzim do të shqiptojë gjoba për të gjithë shkelësit e ligjit, me qëllimin kryesor mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave.
“Kjo nismë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është e shumë pritur, pasi që Kosova ka pasur nevojë që një Udhëzim i tillë të hyjë në fuqi kohë më parë dhe se shkelësit e ligjit të ndëshkohen sa herë që ata veprojnë kundrejt tij”, ka thënë Merlina Beu Mucaj, drejtoreshë ekzekutive e GAC-it.
Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bo...
Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pa...
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës