Gjinekologut turk Ahmet Payasli, i ndalohet puna në Prishtinë

15:48 | 21 Nëntor 2017

Gjatë ditës së sotme Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë do t’ia ndalojë punën gjinekologut turk Ahemt Payasli.

Këtë e ka konfirmuar vet drejtoresha e Inspektoratit për Gazeta Shneta, Ardita Baraku.

“Gjatë ditës inspektorët do t’ia ndalin punën mjekut në fjalë, pasi për momentin nuk ka licencë pune”, ka deklaruar Baraku.

Payaslit i ka skaduar licenca e punës para 2 muajve. Më 9 shtator ai ka bërë kërkesë për rilicencim në kuadër të Ordinancës së tij Specialistike, por nuk ka marr përgjigje nga Bordi për Licencim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kreu i këtij Bordi, Hysni Bajrami, ka thënë se Payasli nuk do të rilicencohet deri sa Komisioni Etik të jap vendimin për veprimtarinë e mjekut në fjalë.

Komisioni Etik është duke i shqyrtuar shkeljet e gjetura nga bastisja e fundit që i është bërë nga Policia e Kosovës, ATK-ja si dhe Inspektorati i MSH-së.

Gjatë kësaj bastisje atij i janë gjetur barna pa afat, produkte medicinale që përdoren për IVF pa origjinë të njohur, para kesh, si dhe i janë konfiskuar dokumente e loptopë.

Lajmet më të lexuara