Komuna e Gjilanit njofton se si rezultat i performancës së lartë në kuadër të Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe tri kushteve minimale të vlerësimit, është shpërblyer me grant prej 430 mijë e 423 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizata zvicerane DEMOS për vitin 2020, që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderim për MAPL, DEMOS dhe organizatat tjera, për vlerësimin e lartë për Komunën e Gjilanit.
“Jam shumë i nderuar që Gjilani është ranguar në krye për performancën e lartë. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen me investime komunitare. Faleminderit ekipit të madh, Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale për punën e madhe që e kanë bërë, sikurse edhe të gjithë resorëve të Komunës”, ka deklaruar Haziri.
Përndryshe, prej vitit 2016, Komuna e Gjilanit është shpërblyer me pesë grante të performancës në shumën prej mbi 600 mijë euro, ndërkaq me këtë të fundit e çon shifrën totale prej mbi 1 milion euro.
Nga grantet e kaluara, përveç tjerash, është ndërtuar pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës, rrethrrotullimi tek hyrja në Rrugën e Prishtinës dhe asfaltimi i rrugëve me elementet përcjellëse në lagjen Porodin.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...