Gjilan: Gjashtë shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni

08:40 | 26 Korrik 2026
H.E

Policia ka pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion në Gjilan janë gjetur gjashtë shtetas të huaj në rimorkio.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe personat, së bashku me drejtuesin e kamionit, janë shoqëruar në stacion policor.

Pas intervistimit, gjashtë shtetasve të huaj u janë lëshuar vërtetimet për akomodim dhe janë liruar. Ndërsa drejtuesi i kamionit, pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjilan / 25.07.2026 – 11:05. Policia ka pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion në rimorkio janë hasur disa shtetas të huaj. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se aty ishin 6 persona meshkuj – shtetas të huaj. Të njëjtit së bashku me drejtuesin e kamionit janë sjellë në stacion ku ka qenë prezent edhe prokurori. Shtetasit e huaj pasi janë intervistuar të njëjtëve u janë lëshuar vërtetimet për akomodim sipas procedurave dhe janë liruar. Po ashtu edhe i dyshuari (drejtuesi i kamionit) pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale