Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, i ka mbështetur deklarimet e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet, i cili adresoi kritika ndaj institucioneve të Kosovës, duke thënë se është gabim të jepen para për veteranë të rrejshëm të luftës e të mos investohet për projekte me rendësi për vendin.
Përmes twitterit, Heldt thotë kolegu i tij zviceran ka shprehur atë që ‘shumë prej nesh e mendojnë’.
“Kolegu zviceran tha atë që shumë prej nesh mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me #Kosovën ka arritur për njerëzit! Por…”, ka shkruar Lebet.
Kujtojmë se mbështetje për deklarimet e tij, ambasadori zviceran në Kosovë, ka marrë edhe nga ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’ Connell./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit