Gjermania i dhuron laborator të gjuhës gjermane FSK-së

13:49 | 6 Shtator 2017

Zëvendës ministri në detyrë i FSK-së, Muhamet Latifi gjatë një takimi me zëvendës ambasadorin gjerman Jan-Axel Voss, ka vlerësuar lart kontributin e shtetit gjerman për ndihmat e vazhdueshme që po jep për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Latifi përmes zëvendës ambasadorit Voss, falënderoi edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat Ushtarake të Gjermanisë, të cilët po japin një kontribut të madh në profesionalizimin e FSK-së, përmes shkollimit, trajnimeve, pjesëmarrjes në ushtrime dhe seminare të pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes donacioneve.

Ndërsa, zëvendës ambasadori gjerman Jan-Axel Voss, premtoi se do të angazhohet për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi të mirë, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Pas takimit, në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të laboratorit modern për mësimin e gjuhës gjermane për pjesëtarët e FSK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara