Gjermania do të dhurojë 75 milionë vaksina anti-Covid për vendet e tjera

A heath worker draws the 'Gam-COVID-Vac', also known as 'Sputnik V', COVID-19 vaccine, developed by the Gamaleya National Research Center for Epidemiology and Microbiology and the Russian Direct Investment Fund (RDIF), from a vial during a post-registration phase trial at the City Clinic #46 in Moscow, Russia, on Wednesday, Sept. 23, 2020. The Russian Direct Investment Fund will sell 32 million doses of Sputnik V to Mexico, with deliveries starting in November, the sovereign wealth fund said in a statement. Photographer: Andrey Rudakov/Bloomberg via Getty Images

16:36 | 29 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Gjermania planifikon të dhurojë 75 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme vitin e ardhshëm, theksoi sot ministrja e Zhvillimit e këtij vendi, Svenja Schulze.

Duke folur për mediat lokale, Schulze tha se Gjermania dha kontribut të rëndësishëm në platformën e vaksinave të OKB-së COVAX këtë vit, pa e dëmtuar fushatën e saj të vaksinimit.

“Por, ne nuk mund të ndalemi me kaq. Vitin e ardhshëm, ne planifikojmë të dhurojmë të paktën 75 milionë doza vaksinash”, tha ajo për “Redaktionsnetzwerk Deutschland” (RND).

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë vazhdimisht thirrje vendeve të pasura që të dhurojnë më shumë vaksina kundër COVID-19 në platformën COVAX për të siguruar që vendet me të ardhura më të ulëta të mos mbeten prapa në luftën globale kundër koronavirusit.

Gjermania ka dhuruar ose garantuar kontraktualisht mbi 100 milionë doza për COVAX këtë vit, por deri më tani më pak se gjysma e tyre kanë arritur në destinacionet e tyre, për shkak të problemeve operacionale dhe logjistike.

Ministria e Jashtme gjermane tha se rreth 53 milionë doza aktualisht janë duke u shpërndarë ose përgatitur për dërgim.

Shpërndaje në rrjete sociale