Gjergj Dedaj përfshihet në debatin me Hazirin e Haradinajn për vizat

13:16 | 20 Maj 2018

Deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj LDK-së, për viza pastaj reagimi i të parit të Gjilanit Lutfi Haziri, ka bere që  të reagoj edhe zëvendësministrin e  Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.

Përmes një shkrimi në facebook, Dedaj ka  relikuiar me Lutfi Hazirit i cili tha se Qeveria është pengesë pse s’po ndodh liberalizimi i vizave e jo LDK’ja.

Dedaj ka thënë se as LDK dhe as Partia Liberale e Kosovës nuk mund ta sjellin vizat. Ka thënë se këtë punë mund ta bëjnë vetëm institucionet shtetërore të Kosovës dhe ato të BE’së.

Postimi i plotë:

“o Lute, LDK nuk mund ti sjelle vizat!”, ka shkruar Dedaj, në FB.

“Vizat i arrijne institucionet e Kosoves me institucionet e Bashkimit Europian! Partite politike te Kosoves, nuk mund t’a bejne liberalizimin e vizave, ato mund ta ndihmojne dhe lehtesojne kete proces, te grupimet simotra politike te Europes, nese kane bashkepunim dhe jane te antarsuara, siq e bene PLK brenda grupit te ALDE, tani e 25 vite! Liberalulizimin e vizave e arrijne institucionet shteterore te Republikes se Kosoves ne koordinim me institucionet e Bashkimit Europian! Prandaj, vizat nuk i sjelle as LDK dhe as PLK !”, ka shtuar Dedaj/arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara