Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së hënës në terasën e banesës së saj në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 28.04.2025, rreth orës 09:25, Policia është njoftuar nga një person i afërt me viktimën, i cili deklaron se qe nga data 27.04.2025, në mbrëmje viktima nuk është duke ju përgjigjur në telefon. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjes me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Rugova.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion./Arbresh.info
“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pj...
Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit nda...
Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderë...
Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltar...
PSG merr lajme pozitive për Dembelen, shmanget dëmtimi serio...
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...