Një person është gjetur pa shenja jete dje në Kaçanik.
Siç bënë të ditur Policia e Kosovës viktima është gjetur tek Fusha e Pajtimit në Kaçanik të premten rreth orës 15:50, shkruan arbresh.info.
Pas konstatimit të vdekjes së viktimës nga ekipi mjekësor, policia bënë të ditur se trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...