Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka gjetur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë predhë e minahedhësit.
Ndërkaq bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e KFOR-it dhe FSK-së të cilët kanë bërë shpërthimin mjetit në mënyrë të kontrolluar, përcjellë arbresh.info
“Fshati Lupç i Poshtëm, Podujevë Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar derisa ka qenë duke kryer punime në lumin Llap ka hasur në një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë predhë e minahedhësit. Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së në vendin e ngjarjes në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë shpërthimin e ati mjeti pa ndonjë incident të mundshëm.”, thuhet në raportin e policisë /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...