Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se kanë gjetur gruan e zhdukur në komunën e Ferizajt.
Në njoftim thuhet se H.J tani është e sigurt dhe ndodhet nën kujdesin e duhur, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Ju njoftojmë se H.J, e raportuar si e zhdukur në komunën e Ferizajt, është gjetur dhe është e sigurt. Pas angazhimit të SHKKSH-së dhe mbështetjes së komunitetit, ajo u lokalizua dhe tani ndodhet nën kujdesin e duhur.
Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan në kërkime, shpërndanë informacionin dhe ofruan mbështetje në këtë proces. Solidariteti dhe bashkëpunimi juaj ishin vendimtarë për një përfundim të suksesshëm.
Ju lutemi, qëndroni të informuar dhe të kujdesshëm. Në raste emergjente, mos hezitoni të kontaktoni ekipet tona të shpëtimit./Arbresh.info
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...