Një 20 vjeçare me inicialet B.L është gjetur pa shenja jete në terasën e katit të shtatë të një banese në rrugën ’Ali Pashë Tepelena’ në Pejë, përcjellë arbresh.info
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për medie.
“Me datën 2 Shtator 2019, rreth orës 07:15, Policia e Kosovës është informuar se në rr.’Ali Pashë Tepelena’ në Pejë, në terrace të katit shtatë të një banese ishte një person – femër pa shenja jete.
Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjës dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit kanë ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999 f/k/sh, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij ras Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, thuhet në komunikatë/arbresh.info/
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...