Gjendet gjysmë kilogram kokainë në autobusin që vinte nga Gjermania në Kosovë

12:28 | 3 Dhjetor 2021

Oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave ndërkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani-Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë.

Pas kontrolleve fillestare të rregullta oficerët doganor në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Pas kontrollës shtesë të valixheve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë të llojit kokainë.

Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme.

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected] Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftimin e doganës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara