Tri mjete të dyshuara shpërthyese, granata dore janë gjetur në Fushë Kosovë.
Siç bën të ditur policia, rastin e ka raportuar një burrë, i cili ka hasur në mjete të dyshuara derisa ishte duke punuar.
Sipas policisë, ekipi për deminim i FSK-se ka tërhequr nga vendi i ngjarjes.
“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 24.07.2024-09:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-se ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...