Janë gjetur dy mjete të dyshimta të pashpërthyera në fshatin Balaj të Ferizajt.
Kjo u bë e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës, në të cilin thuhet se një burrë nga ky fshat lajmëroi Policinë pasi i pa këto dy mjete në një fushë të këtij fshati, përcjell arbresh.info.
FSK-ja dhe KFOR-i menjëherë kanë intervenuar dhe kanë bërë deminimin e këtyre dy mjeteve pa asnjë incident.
GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR
Fsh. Balaj, Ferizaj 19.01.2023-12:30. Një mashkull kosovar, ka raportuar se në fushë ka vërejtur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa, njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve te dyshuara pa incidente.
Murati fajëson qeveritë e kaluara për rritjen e tatimit në p...
Zidane synon rikthimin si trajner në një klub, nuk preferon ...
Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin
Merrin para për të mos treguar shkeljet që bëheshin në farma...
Deputetja britanike për propozimin franko-gjerman: Shqetësue...
Për kënd merr fund rrugëtimi sonte në BBVK?