Një person nga Prishtina ka njoftuar policinë se ka gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Hajvali të Prishtinës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq ekipi për deminim i FSK’së ka tërhequr mjetet e dyshuara në mënyrë të kontrolluar.
“Hajvali, Prishtinë, 24.04.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur ne mjete te dyshuara shpërthyese. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-se ka tërhequr mjete e dyshuara në mënyrë te kontrolluar (dy granata)”, ka bërë të ditur policia.
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...