Gjenden 4 refugjat në një maune

09:38 | 9 Qershor 2021

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të një maune janë gjetur 4 refugjatë nga Siria.

Sipas tyre mauna ishte  nga Greqia.

“Gjatë kontrollimit të mauneve oficerët doganor kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht.

Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria. Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara