Policia e Kosovës njofton se një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në portofol kanë qenë mbi 300 euro.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro.
“Qytetari nga Ferizaj z. A.Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./Arbresh.info/

Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...