Gjashtë fëmijë të braktisur nga janari

10:40 | 30 Prill 2017

Dukuria e braktisjes sëfëmijëve në Republikën e Kosovës ka vazhduar edhe në vitin që sa po kemi hyrë. Gjashtë të tillë janë braktisur në tre mujorin e parë të këtij viti. Por, aktualisht në Klinikën e Gjinekologjisë nuk ka asnjë fëmijë të braktisur.

Mirlinda Qyqalla,zyrtare për informim në QKUK në një përgjigje dhënëpër Arbresh.info ka thënë se për tremujorin e parë të këtij viti nëKlinikën e Gjinekologjisëjanë braktisur gjashtë fëmijë.

“Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë kanë qenë 6 fëmijë të braktisur, përderisa 5 nga ta janë marrë për bashkim familjar, nga prindërit biologjikë të tyre. Ndërsa një është në SOS Fshatin e Kosovës”, është shprehur Qyqalla.

Ajo ka shtuar se mosha e nënave që braktisin fëmijët është kryesisht e re por që nuk janë të mitura.

“Rastet janë nga vendet rajonale ndërsa mosha e nënave të tyre janë kryesisht të reja, por që janë mbi moshën 18 vjeçare. Aktualisht nuk ka asnjë fëmijë të braktisur në Klinikën e Gjinekologjisë”, ka thënëajo.

Ndërkaq, krahas nivelit të fëmijëve të braktisur ekziston edhe interesim i lartë i çifteve në Kosovë që të adoptojnë fëmijë të tillë.

Zëdhënësi për informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale Musa Demiri ka bërë të ditur për arbresh.info se për tre mujorin e parë në nivel tëvendit janë evidentuar rreth 104 kërkesa për adoptim.

“Në bazë të regjistrit gjeneral, bazuar në raportin e fundit të tremujorit të parë të këtij viti janë në evidencë rreth 104 kërkesa, gjegjësisht familje potenciale adoptuese në nivel vendi”, ka thënë Demiri.

Ai ka thënë se mosha e fëmijëve që familjet dëshirojnë t’i adoptojnë sillet nga 0 deri në 5 vjeç.

Ndërsa organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve ka thënë se kujdesi i tyre për fëmijët e braktisur është afat gjatë dhe se qëllimi i tyre është që këtyre fëmijëve tu ofrojmë familje që të mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

“U ofrojmëmundësi te ndërtojnë marrëdhënie të përhershmeme familje, e bëjmë të mundur për ta të jetojnë sipas kulturës dhe religjionit të tyre dhe u ndihmojmë t’ikuptojnë dhe shprehin shkathtësitë, interesat dhe talentet individuale”, thuhet në përgjigjen e tyre për portalin./Arbresh.info/R.Rexhepi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara