Gjakovë, vëllezërit bëhen për spital për një pronë

09:32 | 28 Shkurt 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë janë arrestuar dy persona për shkak se janë rrahur mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vllëzërit kishin pasur një mosmarrëveshje për shkak të një prone, shkruan Arbresh.info.

Si pasojë e kësaj dy të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

“Fsh. Bec Gjakovë 27.02.2021 22:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar vëllezër pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete te forta me që rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për te cilat lëndime edhe ju është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara