Lagjja Demjan, Shehu dhe Gërqina e poshtme në Gjakovë kanë mbetur pa ujë të pijes. “KRU” Gjakova njofton se pa ujë mbeten përshkak të një defekti që ndodhi në trafon energjetik.
“Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se si pasojë e një defekti në trafon energjetike, janë jashtë funksionit të tyre pompat e ujit në fshatin Demjan. Si pasojë, pa furnizim me ujë kanë mbetur fshati Demjan, Lagjja e Shehut si dhe Gërqina e poshtme. Posa të eliminohet defekti ne do ta rikthejmë furnizimin me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e “KRU” Gjakova./arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...