Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vizituar familjen e Muharrem Rexhepit në Mitrovicë.
Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla tha se më 9 qershor të vitit 1999 Muharrem Rexhepi u rrëmbye nga forcat serbe dhe nuk u kthye më, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pamundur për t’u mbushur.
“Simbol i forcës dhe qëndresës për atdhe, Familja e Muharrem Rexhepit në veri të Mitrovicës Më 9 qershor 1999, ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, kur gjithë Kosova po kalonte një moment të ri, familja Rexhepi përjetoi një tragjedi. Muharrem Rexhepi u rrëmbye nga forcat paramilitare serbe, dhe kurrë nuk u kthye më. Po atë natë, shumë fqinjë të tyre nga lagjja “Te Tre Rrokaqiejt” u masakruan, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pamundur për t’u mbushur”, ka shkruar Gërvalla.
“Bajrami, djali i Muharremit, ishte vetëm 22 vjeç në atë kohë, një djalë i ri që u bë shtyllë e fortë për nënën Elfije dhe për familjen, duke qëndruar i patundur për të ruajtur dinjitetin dhe kujtimin e babait të tij dhe nuk u dorëzuan përballë sulmeve të vazhdueshme dhe kërcënimeve të shumta. Shumë e nderuar që vizituam nënën Elfije, gruan e Muharrem Rexhepit, një grua e fuqishme që mbajti gjallë shpresën dhe dinjitetin e familjes, përballë sfidave të paimagjinueshme. Qëndrueshmëria e familjes Rexhepi është motiv për brezat e ardhshëm, një kujtesë se dinjiteti dhe shpresa janë të pamposhtura, përballë çdo sfide. Lavdi jetës dhe veprës së Muharrem Rexhepit”, tha Gërvalla./Arbresh.info
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...