Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar deputetët që, sipas saj, po refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre të certifikuar nga KQZ.
“Deputetët që refuzojnë ta pranojnë mandatin e tyre, të cilin ua ka njohur edhe KQZ-ja, sinqerisht nuk janë në mend. Duhet të largohemi nga kjo qasje destruktive”, tha ajo.
E pyetur nëse mund të rrezikohen mandatet e fituara për shkak të zhvillimeve në seancat e dështuara konstituive, ajo u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë se çfarë mund të ndodhë në seancën e radhës të shtunën.
“Ka mundësi për të tejkaluar këtë situatë, por nevojitet vullnet. Bllokada nuk duhet të jetë alternativë”, theksoi ajo, duke shtuar se në kohë të vështira për të gjithë kontinentin, Kosova nuk mund të lejojë që të ngecë në kriza formale dhe teknike. /Telegrafi/
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C