Gërvalla takon ambasadoren e Finlandës në Kosovë, temë diskutimi bisedimet Kosovë-Serbi

13:10 | 18 Maj 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, transmeton arbresh.info.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit të Finlandës ndaj Kosovës, ministrja Gërvalla, ka njoftuar ambasadoren Stjernvall me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me hapat që po ndërmerr Kosova drejt përmbushjes së agjendës evropiane.

Nevoja për thellim të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, posaçërisht shkëmbimi i përvojave në sektorin e arsimit dhe kulturës dhe programet për të rinj, ishin çështje për të cilat u shpreh përkushtim që të ketë bashkëpunim konkret.

Temë diskutimi ishte edhe e ardhmja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana tjetër, ambasadorja Stjernvall ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të shtetit të saj karshi integrimit evropian të Kosovës si dhe mbështetjen për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara