Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në takimin e 27 ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në Bruksel.
Takimi i nivelit të lartë mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së, që kryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, ndërsa pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushat e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, posaçërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë.
Përmes një komunikate për media nga MPJD bëhet e ditur se në ftesën për zv.kryeministren Gërvalla, përfaqësuesi Borrell ka theksuar se për BE-në, Ballkani Perëndimorë është partneri më i afërt, me të cilin ndajnë lidhje të fuqishme politike, ekonomike, të sigurisë dhe gjeografike, dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në rajon./Arbresh.info/
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet
Haradinaj gati për nesër: Gjithmonë në përkrahje të luftës s...
Jurgen Klopp në Real Madrid?