Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Strigarit, Damiano Baffa, komunë kjo arbëreshe në Kalabri të Italisë.
Në takim u bisedua edhe rreth përgatitjeve për ngjarjen “Ditët Arbëreshe në Kosovë”, e cila është iniciativë e MPJD-së pas vizitës së ministres Gërvalla në komunat arbëreshe gjatë festës së Pashkëve të këtij viti.
Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit arbëresh dhe përmirësimin e pozitës së këtij komuniteti në Itali.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe promovuar identitetin e komunitetit arbëresh si një shembull unik i ruajtjes shekullore të gjuhës, identitetit, traditës dhe kulturës arbëreshe” tha Ministrja Gërvalla.
Në fund të takimit, Gërvalla dhe Baffa shprehën angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me hapa konkret drejt konkretizimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe komunave arbëreshe në Itali në fusha të ndryshme./Arbresh.info
Zhegrova e kalon Kosovën në epërsi
Ministri serb: Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në pikën ku...
Begaj në Skrapar: Investimet në infrastrukturë do të ndihmoj...
OKB: Asnjë ndihmë ushqimore nuk ka hyrë në veri të Gazës që ...
Maratona e Tiranës, Veliaj: Mundësi për të promovuar kulturë...
Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj u.d të kryeproku...