Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla, tha se ishin dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade që tashmë ka humbur kuptimin e vet.
Gërvalla i bën thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të heqin dorë nga kjo strategji destruktive, të marrin përgjegjësi për votën e qytetarëve që kanë marrë dhe të marrin pjesë në votim.
“Ishit dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit. I bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të heqin dorë nga kjo strategji destruktive, të marrin përgjegjësi për votën e qytetarëve që kanë marrë dhe të marrin pjesë në votim. Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet, dhe uniteti për shtet demonstrohet duke u konstituuar Kuvendi dhe jo duke u bllokuar”, shtoi ajo.
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...