Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është deklaruar sot në seancën ku po diskutohet lidhur me politikën e jashtme.
Ajo tha se Kosova i është bashkuar masave që ndëshkojnë luftën ruse në Ukrainë.
“Më 23 mars Qeveria miraton vendimin për zbatimin e sanksioneve ekonomike.Jo Amelika, Amelika, por kështu tregohet partneriteti strategjik dhe ku qëndron Kosova. Më vjen keq të dëgjoj nga ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj që Kosova paska nevojë ri pozicionohet ndaj politikës së jashtme. Zotëri Hoxhaj na garantoi se as nuk do të ketë njohje të reja, as nuk do të ketë liberalizim dhe BE. Ku e merr këtë vendosmëri”, tha Gërvalla.
“Ne e kemi kundërshtar Serbinë. Kosova është duke punuar intensivisht me punë. Numri i takimeve është 174 takime gjatë 12 muajve punë. 52 takime vetëm me homolog. Presidentja ka takuar dhjetëra krerë të shteteve”, tha Gërvalla pasi numëroi sanksionet ndaj Rusisë./arbresh.info/
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...