Zëvendës ministri i pushtetit lokal nga radhët e LDK-së Bajram Gecaj ka folur për takimin e deputetëve të LDK-së me Delawien dhe Apostoloven
Bajram Gecaj nga LDK në “Click” të RTV21 ka folur rreth takimit të deputetëve të LDK më ambasadorin Delawie dhe me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ku tha se në këtë takim është treguar një unitet nga deputetët e LDK-së për çështjen e demarkacionit.
Gecaj po ashtu tha se ai beson që deputetët e LDK-së do te jenë në vijë të detyrës së tyre nesër pasi që është koha e fundit që demarkacioni duhet të kaloj në Kuvendin e Kosovës pasi që kjo është porosi e miqve të Kosovës.
Gecaj tha se pas mocionit Qeveria është e gatshme që menjëherë ta procedoi demarkacionin në Kuvend.
Ndryshe nesër do të mbahet seanca për mocionin e mos besimit të Qeverisë dhe po ashtu pas asaj do të mbahet seanca për demarkacionin./Arbresh.info/
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...