Dy fëmijët e vegjël të lindur në Siri, të cilët sot janë kthyer në Shqipëri me nënën e tyre Floresha Rasha, janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit.
Kështu ka deklaruar në emisionin “Opinion” gazetarja Fatjona Mejdini, referuar një liste me emra shkruar me dorë, në të cilën rezulton se dy fëmijët e vegjël të Floreshës, janë fëmijët e terroristit të ISIS-it, i vrarë disa vite më parë në Siri.
Floresha Rasha u largua më 16 janar 2013 me bashkëshortin dhe djalin e mitur, përmes Stambollit. Në vitin 2014 Diamant Rasha u ekzekutua me snajper, ndërkohë që pas vdekjes së tij, si dhe sipas një interviste të babait të Diamantit ajo krijoi një tjetër raport brenda kampit, nga i cili erdhën në jetë dy fëmijët e tjerë./Opinion.al/

Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...