Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të ndal shantazhin ndaj tre deputetëve të LDK-së që nuk morën pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit.
Bëhet fjalë për Agim Veliu, Arben Gashin e Driton Selmanajn.
Gashi tha se nëse vazhdojnë kështu, LDK-ja do ta rikonsiderojë qëndrimin për të marrë pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit.
“Unë jam para jush për t’i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të ndalin çdo presion dhe tentim shantazhi ndaj deputetëve të LDK e sidomos ndaj tre deputetëve Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu. Ajo çka ka bërë mbrëmë zonja kusari duke shantazhuar dhe kërcënua deputetë të LDK është e papranueshme dhe e patolerueshme”, deklaroi ai.
Të shtunën Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...