Juristi Tomë Gashi thotë që është më mirë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk do të jetë i pranishëm në takimin e 4 shtatorit në Uashington.
“Për shkak të mosbesimit dhe humbjes së kredibilitetit të Thaçit, brenda territorit të Kosovës dhe duke e ditur që edhe kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë por edhe prokurori i çështjes janë amerikanë, është shumë më mirë që presidenti Thaçi nuk është atje”.
“Besoj që do të kishte reagime më të mëdha nga partitë tjera si Vetëvendosje, nëse Thaçi do të ishte atje”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.
Sipas Gashit, në delegacionin e Kosovës, ka mungesë të ekspertëve të ekonomisë.
“Delegacioni i Kosovës, është një delegacion i cili është i përbërë nga të gjitha strukturat e koalicionit qeverisës që e kemi në Kosovë. Mendoj që ndoshta nuk do të duhej të ishin të gjithë, por do të duhej të kishte ekspertë me veti. Ne fillimisht, kemi parë që nuk ka as përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, nëse thuhet që do të ketë tema të karakterit ekonomik”.
“Besoj që kur flitet për ekonomi, veq kryeministri Hoti që normal duhet të jetë atje, edhe pse varet se si e shohim ne në Kosovë legjitimitetin e tij dhe legalitetin e tij të zgjedhjes. Sido që të jetë, tani ata janë në Uashington dhe meqë dihet se temat do të jenë ekonomike, kemi mungesë të ekspertëve të ekonomisë”.
“Është një lloj mosbesimi edhe në vetë anëtarët e delegacionit shtetëror që janë në Uashington”, ka thënë Gashi.
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...