Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të garave ndërkombëtare çiklistike do të ketë bllokim apo ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë dhe autostrada.
Në njoftim bëhet e ditur se do të ketë bllokim të disa rrugëve nga ora 11:00 deri në ora 15:00.
“Etapa e tretë: më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaçanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqipërinë) ku edhe është përfundimi garës (5 km afër kufirit Morinë) me gjatësi të përgjithshme 157.5 km”, njofton Policia.
Gjatë kësaj kohe, parashihet që të ketë bllokim/ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në akse rrugore/autostrada (segmentet e lartcekura) dhe riorientim në rrugë të tjera alternative.
Policia ka kërkuar nga ana e qytetarëve mirëkuptim të plotë.
“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohën sa do të jenë duke u zhvilluar garat. Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran