Për herë të katërt me radhë, sot në ora 13:00 do të realizohet sot ngjarja spektakolare e veturave dhe motoçikletave, në Pallma Mobile në Gjilan.
Qëllimi i këtij organizimi, sipas organizatorit të kësaj ngjarjeje, Premtim Hajredini, është që përmes tij, të mblidhen sa më shumë njerëz, jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni dhe bota.
“ Ka shume njerëz që kanë ardhë nga diaspora, por do te ketë edhe nga Shqipëria , Mali i Zi dhe Maqedonia, që dmth në përgjithësi do të jenë afër 200 vetura dhe 100 motoçikleta, e po ashtu do të ndajmë 5 shperblime”, tha kështu për Radio KFOR-in, Premtimi, i cili po ashtu fton të gjithë adhuruesit e adrenalinës, veturave e motoçikletave të argëtohen me spektaklin që do të krijohet këtë ditë”, ka thënë ai.
Vlen theksuar se shpërblimet që do të ndahen, do të jenë: Best Car , Best Motorcycle , Best Old Timer, Best Exhaust Sound dhe Best Car Music , kurse markat e makinave pjesëmarrëse do të jenë : Lamborghini urus, Ferrari, Mercedes Mclaren etj .
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...