Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Këtë kërkesë ajo e ka bërë pas përgjigjes që ministri ka dhënë në pyetjen e saj për pjesëmarrjen veshur me uniformë të FSK-së, të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani në stërvitjen ushtarake “Europe – Defender 21”.
“Ftoj deputetët e Vetëvendosjes që ta bëjnë, mos të na lënë neve, shkarkimin e ministrit që nuk e di se pse është ministër. Një përgjigje të tillë nuk do ta prisja nga askush e lëre më nga një ministër i FSK-së”, është shprehur Musliu.
“Bëjeni ju që të mos e bëjmë ne. Kërkoni urgjentisht shkarkimin e këtij ministri që nuk i di kompetencat e veta. Një ministër i tillë e rrezikon imazhin e FSK-së”./arbresh.info/
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...