Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se PDK do të jetë shembull i opozitarizmit në Kuvendin e Kosovës.
“PDK do të tregojë se cfarë do të thotë të jesh në opozitë”, ka thënë Ganimete Musliu.
Ajo ka shtuar se opozita e deritanishme nuk ishte e denjë në rolin e saj, dhe shpesh tejkaloi kompetencat e saj.
“Deri më sot nuk kemi pasur opozitë, por një organizim të dobët e kaotik. VV dhe Albini do të përballen me një opozitë shumë të denjë dhe të fortë, me të cilën ne nuk jemi përballur. Populli do të kuptojë se cfarë do të thotë një opozitë, jo një opozitë që përdhos flamurin e Kosovës, sulmon policinë dhe institucionet etj…”, tha Musliu ne T7.
“Vetëm dy deputetë të VV’së kishin flamujt sot, Salih Zyba dhe Rexhep Selimi. U thashë atyre nga atdhetarë kaluat në rokfellera. Shumë dobët prej tyre, duke e marrë parasysh se cfarë sulme bëjnë aktivistët e tyre nëpër rrjetet sociale. Ndërsa Albini sot foli sërbisht në Kosovë. Nuk është gabim të flitet, por ata e bënin të madhe këtë punë në Kuvend”, tregon ajo.
“Nuk kam bërë asnjëherë denoncim ndaj tyre për sulmet. Nuk i kam borxh askujt, kur t’i kem borxh ndokujt atëherë kërkoj mbrojtje nga policia”.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026