Një person është plagosur dje rreth orës 16:00 në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës përmes njoftimin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ishte duke pastruar armën teksa është vetë plagosur në shuplakë të dorës, shkruan arbresh.info.
Ai është dërguar tretman mjekësor në QKUK ndërsa i është konfiskuar arma me një karikator me dy fishek dhe një gëzhojë.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 08.02.2020 – 15:40. I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke pastruar armën, është vetë plagosur në shuplakë të dorës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me dy fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën