Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se më 10 dhe 11 qershor 2026 do të realizohet dezinsektimi në hapësirat e hapura publike në tërë territorin e komunës.
Sipas njoftimit, procesi do të zhvillohet nga ora 20:00 dhe ka për qëllim kontrollin dhe luftimin e insekteve bartëse të sëmundjeve, si dhe përmirësimin e kushteve të shëndetit publik.
“Komuna e Fushë Kosovës njofton qytetarët se më 10 dhe 11 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, do të realizohet dezinsektimi në hapësirat e hapura publike në tërë territorin e komunës, me qëllim të kontrollit dhe luftimit të insekteve bartëse të sëmundjeve, si dhe përmirësimit të kushteve të shëndetit publik”, thuhet në njoftim.
Dezinsektimi do të përfshijë qytetin e Fushë Kosovës, të gjitha fshatrat e komunës, si dhe zonën e Pishave të Sllatinës.
Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë procesit të ndërmarrin masa parandaluese për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së tyre.
Ndër masat e rekomanduara përfshihen mbajtja e mbyllur e dritareve dhe dyerve të objekteve të banimit, shmangia e qëndrimit të panevojshëm në zonat ku zhvillohet spërkatja, kujdesi i shtuar për fëmijët, të moshuarit dhe kafshët shtëpiake, si dhe marrja e masave mbrojtëse nga bletarët për bletët gjatë kohës së trajtimit.
Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtij procesi./Arbresh.info
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...