FSK tregon se kur do të hapet konkursi për kadetë të rinj

09:33 | 3 Maj 2017

Konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj në FSK do të shpallet me 22 maj 2017-të.

Këtë e ka bërë të ditur për portalin Arbresh.info zëdhënësi i FSK-së Ibrahim Shala

Ndërsa numri i kadetëve që do të pranohen këtë vit, do të publikohet në konkurs.

Të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjet  pa dallim etnie apo religjioni.

Ata mund të hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kriteret e përzgjedhjes. Përzgjedhja do të bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike, merita dhe në nevojat e prioritetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në përfundimin me sukses të procedurës së miratuar të kontrollit të sigurisë. Ky punësim do të konfirmohet pas përfundimit të stërvitjeve./Arbresh.Info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara