Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtimin ( QNTKSH) e Gardës Kombëtare të FSK ka zhvilluar trajnimin rifreskues në zhytje në Bazën e Forcave Detare të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman, Vlorë.
“Ky trajnim kishte për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve ekzistuese, si dhe ngritjen e aftësive të reja në funksion të rritjes së efikasitetit në operacionet ujore, pjesëtarët janë trajnuar për teknikat e kërkimit dhe shpëtimit në mjedise ujore, navigim, si dhe planifikimin dhe realizimin e zhytjeve”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ky trajnim shërben si një element kyç për përgatitjen e vazhdueshme dhe profesionalizmin e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat janë të gatshme të përgjigjen me efikasitet në çdo situatë brenda dhe jashtë vendit./Arbresh.info/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...