Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon zgjerimin e bashkëpunimit me shtete mike për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake.
Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnim në poligonin ushtarak në Bizë të Republikës së Shqipërisë.
Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me instruktorët e kompanisë BMC Vuran Alkar dhe në koordinim, bashkëpunim dhe mbështetje nga Komanda e Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Kjo stërvitje ishte kombinuar duke vepruar me zjarrin direkt dhe indirekt, ndërveprim me armët e artilerisë dhe automjeteve luftarake Vuran.
“Qëllimi i kësaj stërvitje është ngritja e kapaciteteve luftarake të FSK-së, ndërveprueshmëria në mes ushtrive, shkëmbimi i përvojave me qëllimin ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale”, ka njoftuar mes tjerash ministri Ejup Maqedonci./Arbresh.info/
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...