FSK realizon Kursin e Avancuar për Lider, ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale

18:58 | 19 Nëntor 2021

Shkolla e Nënoficerëve e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ka realizuar Kursin e Avancuar për Lider, gjenerata 05-2021.

K֝ështu ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në ‘facebook, ku kanë njoftuar për qëllimin e këtij kursi, shkruan portali arbresh.info

Ky kurs kishte për qellim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës skuadre dhe toge.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Shkolla e Nënoficerëve e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ka realizuar Kursin e Avancuar për Lider, gjenerata 05-2021.

Kursi i Avancuar për Lider ishte i ndarë në disa module si teorike ashtu edhe praktike të cilat kishin për qellim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës skuadre dhe toge.

Me rastin e përfundimit të këtij trajnimi në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj u mbajt sot ceremonia e certifikimit, ku përveç certifikatave u përzgjodhën edhe kursantët e dalluar.

Rreshter Bashkim Bylykbashi u shpërblye me dy çmime “Çmimi i Udhëheqjes” dhe “ Arritje Akademike” ndërsa kursanti rreshter Daut Nishori mori çmimin “Ushtar i Hekurt”. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara