Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të planit për validimin e Kompanive, Regjimenti i Tretë ka realizuar ushtrimi “Ujku Bravo” .
Siç nka njoftuar FSK-ja, pjesëtarët e kompanisë janë sfiduar dhe trajnuar intensivisht për operacione togu, duke përfshirë përdorimin e të gjithë sistemeve të armatimit që i ka një kompani e këmbësorisë.
“Skenarët e ushtrimit janë përgatitur në përputhje me zhvillimet aktuale të luftës, duke përfshirë çarjen e pengesave si dhe reagimin ndaj sulmeve kimike”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje sipas FSK-së, ky ushtrim ka qenë një mundësi e shkëlqyer për forcimin e aftësive, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të kompanisë për t’u përballur me sfidat e mundshme në terren./Arbresh.info/








Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...