Forca e Sigurisë së Kosovës i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të bërë për të mbrojtur qytetarët dhe pasuritë e tyre nga Ariu i Murrmë që është shfaqur së fundmi në Prizren dhe për të gjetur zgjidhje të mirë për ariun që është i mbrojtur me ligj.
Sipas një njoftimi nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, pas shqetësimeve të fundit të banorëve të fshatit Pouske të Prizrenit, Ministria e Mjedisit ka emëruar një komision për vlerësimin e masave që duhet ndërmarrë për të mbrojtur banorët.
“Në kuadër të këtyre vlerësimeve dhe masave MMPH/AMMK ka kontaktuar me shumicën e institucioneve relevante që mundë të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje në gjetjen e një zgjedhje të përshtatshme për këtë rast. Meqenëse ky rast ndërlidhet me sigurinë e qytetarëve të cilët kanë ankesa të vazhdueshme se u rrezikohet jeta dhe kanë pësuar dëme të pasurisë së tyre, MMPH/AMMK ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. FSK i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese dhe sot një ekip nga njësia ndërlidhëse e FSK për reagim në rastet e krizave së bashku me disa anëtarë të komisionit të formuar nga MMPK/AMMK, kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim të kësaj agjencie në Facebook.
Njësia e FSK-së ka vizituar lokacionin dhe është takuar me banorët e fshatit që kanë pësuar dëme nga ariu.
Në fund të njoftimit theksohet se “gjatë analizës së situatës dhe shqyrtimit të nevojave është dalë edhe propozimi i banorëve që zgjidhja me e mirë për te tejkaluar situatën do të ishte ndërrimi i lokacionit për ariun e murrmë”.
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...