Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 29 tetor 2025 do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të validimit të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.
FSK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“Kjo lëvizje është pjesë e realizimit të planifikuar të ushtrimit dhe bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...