Në kuadër të ngritjes së kapacitetve të Xhenios Luftarake, është realizuar “Kursi Bazik për Xhenier Luftarak”, i mbajtur nga instruktorë nga Regjimenti i Xhenios i Gardës Kombëtare me mbështetjen e instruktorëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore.
Kursantët u trajnuan në shkathtësitë themelore në fushën e Xhenios Luftarake si: fortifikimet fushore, fortifikimet e objekteve në luftë urbane, kalimin e pengesave ujore, vendosjen dhe çarjen e pengesave me eksploziv, si dhe kalimin e fushave të minuara.
Sipas njoftimit, kursi synoi rritjen e kapaciteteve operacionale të kursantëve në fushëbetejë./Arbresh.info/
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€