Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e konferencës së nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Republikën e Sllovenisë, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Mehaj përmes një postimi në facebook tha se në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka po merr pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut (A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë sllovene Kovaç.
“Kjo ngjarje është duke u realizuar në NATO Montain Warfare Center for Exellence, me këtë rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës”
“Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, në Kampin e 16-të Dimëror, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar Mehaj./Arbresh.info/




Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit